Thaçi per arrestimet e xhihadisteve: Do ta ndalim të keqen

PUBLIKUAR

00_12_14077502521045052828
Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në facebook ka komentuar arrestimet e sotme të përkrahësve të ISIS-it dhe AL-Nusras në Kosovë.
Ja postimi i tij origjinial:

Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetrore kanë filluar një aksion të gjërë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq. E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular. HTH, ka shkruar në fund./RajoniPress/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen...

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të...

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër...