Presidenti i vendit, Hashim Thaci tha se çdo qëndrim i tij pas takimi të djeshëm në Bruksel, është thënë dhe diskutuar edhe brenda në takimin dialogues të krerëve të Kosovës me ata të Serbisë.
“Çka kemi deklaruar publikisht, kemi diskutuar edhe brenda në takim”, tha Thaçi, pasi u pyet nga gazetarët nëse e ka thënë edhe në takimin në Bruksel, se Kosova provokimet si ai me tren nuk do ti presë me lule.
Thaçi tregoi se në Bruksel është thënë për ulje tensionesh mes dy vendeve, dhe tha se është zotuar që Kosova do të jetë e përmbajtur dhe do t’i përmbushë marrëveshjet e arritura, njëjtë siç pret edhe nga pala Serbe.
“Të gjitha deklaratat që i kam dhënë deri me tash, nuk e heq asnjë presje asnjë pikë”, tha presidenti në konferencën e thirrur pas kthimit të tij nga Brukseli. /GazetaExpress/.


