Thaçi nuk merr pjesë në përkujtimin e Mulla Ilaz Brojës në fshatin e tij

PUBLIKUAR

Në Burojë të Skenderajt ka nisur ceremonia e 70 vjetorit të rënies së Mulla Ilaz Spahija – Broja i cili njihet si mësues dhe hoxhë i fshatit.

Mulla Ilaz Spahija njihet në popull edhe si prijës e udhëheqës i shumë organizimeve për lirimin e shqiptarëve ndërsa misionin e tij për fe e atdhe ai e ka nisur në një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë, njofton Klan Kosova.

Mulla Ilaz Broja siç njihej nga populli bënte edhe pajtime gjaqesh ndërsa ka lindur në vitin 1893 ndërsa ka vdekur në vitin 1946.

Në këtë ceremoni të pranishëm janë edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nuraj, Nexhmedin Maksuti – kryetari i Bashkësisë Islame të Skenderajt dhe shumë qytetarë.

Nuraj ka thënë se mulla Ilaz Broja na mëson se dashuria ndaj kombit dhe fesë na mëson që të përqahemi por të jemi të fortë.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli por ata nuk kanë ardhur.

Përpos Thaçit e Veselit të ftuar kanë qenë edhe familja Jashari por as ata nuk janë të pranishëm.

SHIKO MË SHUMË

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...

Pacolli: Deri tani janë rrënuar 17 objekte/vila përreth liqenit të Ujmanit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri...