Thaçi: Nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës

PUBLIKUAR

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shqiptarët nuk janë të përçarë pavarësisht përpjekjeve.

Thaçi këto komente i ka bërë në Universitetin Europian të Tiranës, derisa po fliste për identitetin mes Tiranës dhe Prishtinës, debat ky i kohëve të fundit.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Thaçit:

Dje isha i ftuar si folës në forumin e organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës me studentë, akademikë dhe personalitete të shquara të Shqipërisë.

Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri.

Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen.

Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...