Thaçi nis fushatën për president

PUBLIKUAR

Hashim Thaçi ka nisur fushatën për t’i siguruar votat e partnerëve të koalicionit për president të Republikës së Kosovës.

Shefi i PDK-së ka filluar takimet me partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që t’i koordinojë veprimet për seancën e ardhshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë votimi i tij për të parin e shtetit.

Thaçi ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe me të cilin ka diskutuar rreth zgjedhjes së tij në postin e presidentit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” edhe shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, i cili ka thënë se kanë pasur takim të rregullt brenda koalicionit, me të cilët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë.

“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në ditët në vijim do të mbajmë edhe disa takime brenda koalicionit. Normalisht në takimet e grupit të deputetëve të Listës do ta marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë Simic, derisa nuk e ka mohuar faktin se Lista Serbe mund ta ketë kandidatin e saj për president të Kosovës.

“Nuk përjashtohet mundësia që edhe Lista ta ketë një kandidat për president që dëshmon që Kosova është një shoqëri demokratike dhe pragmatike, gjë që është e pranueshme për të gjitha komunitetet”, është shprehur ai. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...