Thaçi ngushëllon familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit.

Përmes këtij telegrami, presidenti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemtë e saj, Muhametin, 8 vjeç, dhe Mendimin, 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes  Dvorani.

Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...