Thaçi nga SHBA: Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së presidentit Trump (Video)

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një lidhje të drejtpërdrejt për InfoBox të RTV Dukagjinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë shqetësime, pasi që do të vazhdojë përkrahja e palëkundur e këtij shteti karshi vendit tonë.

Ai tha se Kosova, do të vazhdojë të jetë në fokusin e presidentit të ri amerikan.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim. SHBA-të do ta mbështesin Kosovën. Edhe administrata e re e presidentit Trump, do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesin vlerat që ne përfaqësojmë, vizionin tonë euroatlantik dhe në këtë drejtim, kam besim të plotë edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të presidentit Trump, ku Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së presidentit Trump”, tha Thaçi.

Presidenti thotë se ka shumë miq që do të jenë të afërt në administratën e presidentit Donald Trump. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...