Thaçi në festën private të Lazim Destanit (Foto)

PUBLIKUAR

Lazim Destani ka pasur një festë private në ambientet e kompanisë së tij ‘Ecolog’ në Tetovë ku ka ftuar personalitete dhe zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Festa ka qenë e karakterit të mbyllur dhe janë ftuar vetëm mysafir të zgjedhur nga familja Destani. Arsyeja e festës ende nuk dihet. Për ”rrjedhjen” e informacionit nga festa në ”Ecolog” janë kujdesur këngëtarja Jehona Shaqiri, dhe ministri i Ekonomisë në Maqedoni Driton Kuçi të cilët kanë publikuar fotografi në lidhje me këtë festë.

Jehona Shaqiri ka shkruar ”Ekollog Private. Gjithashtu ishte dhe Kryetari(the President) i Kosoves mysafir.”

Ministri Kuçi ka publikuar një fotografi nga ambientet e ”Ecolog” me presidentin Thaçi ku pas shihet Tetova. Kuçi ka vendosur që të sponsorizoj postimin e tij në Facebook ku ai shihet me presidentin Thaçi./Telegrafi/

Jehona Hashim

Kuçi Thaçi

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...