Thaçi: Mosmiratimi i projektligjit për sanksionet penale, kthim prapa në sundimin e ligjit

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një kthim prapa për sundimin e ligjit, mosmiratimin e projektligjit për sanksionet penale nga Kuvendi i Kosovës.Ai në facebook ka shkruar, se dështimet e tilla janë të pajustifikueshme.

“Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit. Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme”, shkruhet në reagimin e presidentit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës sot nuk ka pasur kuorum që ta miratojë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...