Thaçi Mogherinit: Kërkoj nga BE’ja të dërgojë mision për monitorimin e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Pavarësisht rrethanave politike në vend dhe kërkesës për zgjedhje të parakohshme si nga zyrtarë të partive në pozitë ashtu edhe nga ata në opozitë, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të mos japë asnjë sinjal për to.

Aktualisht ai është i interesuar vetëm për zgjedhjet komunale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

E për këto zgjedhje Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme i ka dërguar edhe një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe  Siguri, Federica Mogherini, përmes të cilës ka kërkuar monitorimin e zgjedhjeve lokale nga BE.

Në letrën që Presidenti Thaçi ia ka dërguar Mogherinit, është thënë se zgjedhjet komunale do të mbahen në nëntor të këtij viti, kurse rreth datës së saktë të zgjedhjeve, Thaçi njofton se do të konsultohet me drejtuesit e partive politike në vend, raporton Blic.

“Shkëlqesia juaj, nga kalendari elektoral i Kosovës, zgjedhjet komunale do të mbahen në nëntor të këtij viti. Për datën e saktë të zgjedhjeve komunale do të vendos së bashku në konsultimet e duhura me partitë politike.

Megjithatë, Shkëlqesia juaj, do të doja të ju jap ftesë në nëntor të 2017, institucionet e Kosovës janë gati të fillojnë bashkëpunimin në këtë çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Institucionet e Kosovës janë të lumtura që kanë krijuar një marrëdhënie pune me institucionet e BE-së në monitorimin e zgjedhjeve. Prandaj, Shkëlqesia juaj, dëshiroj të ju jap një ftesë për të dërguar një mision nga BE-ja për të monitoruar zhvillimet e zgjedhjeve të ardhshme në nëntor 2017”, thuhet në letrën që Presidenti Thaçi a ka dërguar Mogherinit, një kopje të të cilës ka arritur ta sigurojë edhe GazetaBlic.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...