Thaçi: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla

PUBLIKUAR

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se një ditë pas zgjedhjeve nuk duhet të mbahet mësimi nëpër shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të dezinfektohen, raporton Express

Thaçi ka shkruar në Facebook se kjo do ta zvogëlonte mundësinë e infektimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave.

“Për shkak të qarkullimit të madh të njerëzve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor 2021, ashtu siç ka kanë rekomanduar komunat, ditën e hënë, më 18 tetor 2021, nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të mund të ajrosen, të pastrohen e të dezinfektohen dhe kësisoj të minimizohet mundësia e infektimit të nxënëseve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave”, ka shkruar Thaçi.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës para pak ditësh i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që 18 tetori të jetë ditë pushimi dhe kjo të shfrytëzohet që hapësirat shkollore të dezinfektohen, pasi aty do të kryeht procesi i votimit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...