Thaçi: Liberalizimi i vizave në 2016-n

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Strasburg ku edhe është takuar me 13 ambasadorë të misioneve përhershme pranë Këshillit të Evropës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se me ambasadorët ka biseduar për shumë çështje, e njëra ndër to është edhe procesi i liberalizimit, që sipas tij do të ndodhë në vitin 2016.

Lexojeni postimin e plotë të Thaçit:

“Sot në Strasburg takova trembëdhjetë ambasadorë të misioneve permanente pranë Këshillit të Evropës. I informova për zhvillimin e demokracisë në shtetin e Kosovës, për forcimin e rendit dhe ligjit, për afirmimin dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe për avancimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Gjithashtu, me ambasadorët diskutuam edhe për dialogun me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve, nënshkrimin e MSA-së dhe për procesin e liberalizimit të vizave, që do të ndodhë në vitin 2016. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....