Thaçi: Kosova, model për infrastrukturë moderne

PUBLIKUAR

Kosova është vendi më infrastrukturën më moderne dhe udhëkryq i rajonit ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, kanë inspektuar punimet e Autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u tha se do të përfundojë në janar të vitit 2018, njofton Klan Kosova.

Për autostradën e re që përshkon rrugën Prishtinë-Han i Elezit, Thaçi deklaroi se po punohet me standarde europian dhe në mënyrë intensive ashtu siç ishte dhe plani i Qeverisë së Kosovës.

“Këto projekte bëjnë Kosovën më moderne, më europiane dhe më të gatshme për proceset që e presin në të ardhmen”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se me marrjen e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera rriten edhe përgjegjësitë “prandaj institucionet po punojnë që projekte madhore si autostrada e re të kryhen në afate rekorde”.

Edhe ministri Zharku, njëjtë si Presidenti, ka deklaruar se rruga do të kryhet në afat dhe ka folur për projekte të tjera infrastrukturore.

Ndërkaq, ndërtimi i Autostradës “Arbën Xhaferi” e njohur si “Rruga 6” ka nisur në fillim të muajit korrik 2014. Segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi” është përuruar në tetor të vitit 2015. Kontrata është nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Bechtel-Enka në vlerë prej 599,944,263.55 euro, në të cilën vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja. Gjatësia e përgjithshme e projektit është afërsisht 60 km, kurse afati i realizimit të projektit është 42 muaj.

Në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel Enka, një kilometër autostradë kushton 10 milionë euro. Fizikisht projekti është i ndarë në tre seksione: Seksioni i parë (C1) Udhëkryqi i autostradave “IR” dhe “AXh” (R6/R7-N2) – Kyçja Konjuh – Kyçja Babush; Seksioni i dyte (C2) kyçja Babush – kyçja Doganaj – Kacanik; Seksioni i tretë (C3) kyçja Doganaj Kaçanik – Hani i Elezit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...