Thaçi kërkon solidaritet me të prekurit nga vërshimet

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, njëherë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, është shprehur i shqetësuar me vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra të Kosovës.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri Thaçi kujtoi se qytetarët e Kosovës kanë ditur të jenë solidarë sa herë ka qenë nevoja dhe ka kërkuar që edhe në këtë kohë të tregohet solidaritet për nevojtarët.

Ai gjithashtu ka lavdëruar autoritetet e vendit që kanë reaguar menjëherë për t’ju dal në ndihmë të prekurve.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

Jam i shqetësuar me lajmet nga e tërë Kosova për vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra, duke prekur dhe rrezikuar pronën publike dhe private. Autoritetet janë mobilizuar që t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Qytetarët e Kosovës, në kohë të rënda, gjithmonë kanë treguar solidaritet dhe kujdes shembullor. Është koha për solidaritet të tillë përsëri. Të gjithë jemi me të prekurit nga vërshimet dhe me ata që janë duke punuar që t’u dalin në ndihmë atyre. 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...