Thaçi kërkon rritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar pas shërbimit të drekës për ushtarët e Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Thaçi theksoi se do të kërkojë nga Qeveria që pjesëtarëve të FSK-së, t’u rriten pagat dhe sipas tij kjo kërkesë do të gjejë pajtim nga të gjitha palët si nga qeveria por edhe Kuvendit.

 

 

“Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë edhe njëherë për hapin e madh dhe gjigant për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Kisha kënaqësinë që bashkë me Gjeneralin Rama dhe ushtarë të Kosovës të kemi një drekë të përbashkët dhe puna më e mbarë është se ndodhi pas kthimit nga seanca e Këshillit të OKB-së, ku edhe njëherë u verifikua edhe botërisht themelimi i Ushtrisë dhe mbështetja ndërkombëtarë dhe sot jam këtu në një drekë të lirë për t’i shërbyer ushtarit të Kosovës dhe për t’i uruar për Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe gjitha festat e fundvitit”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai deklaroi se shpreson në përgjigje pozitive nga Qeveria për rritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-së.

“Pasi që themeluam ushtrinë, të gjithë kemi unanimitet të plotë në mbështetje të ushtrisë, të zhvillimit dhe realizimit të misionit të tyre. Unë kam vendosur si presidenti dhe si Komandant Suprem t’i propozojë qeverisë rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së, që ata ta kenë një jetë të dinjitetesh me punën dhe angazhimin e tyre, shpresoj që Qeveria t’i përgjigjet pozitivisht për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranishme. Shpresoj të jemi të mobilizuar edhe në këtë drejtim”, shtoi Thaçi, shkruan Indeksonline.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...