Thaçi kërkon durim për përgjigjet e Kushtetueses

PUBLIKUAR

00_12_14061138651224314781
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor që të presin mendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas të marrin vendime.
Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar edhe njëherë procesin zgjedhor të 8 qershorit.

Ai ka kërkuar nga subjektet politike që të presin përgjigjën e Kushtetueses, lidhur me kërkesat e subjektit të tij, PDK-së, lidhur me kontestimet e ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Dua të theksoj se i tërë procesi pas zgjedhjeve të 8 qershorit është duke shkuar drejtë implementimit në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tani që kemi pasur edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga Presidentja Jahjaga, kemi pasur edhe veprimet tjera të cilat janë gjithashtu duke u shqyrtuar në këtë gjykatë. Mendoj se është një proces krejtë normal, transparent, i përgjithshëm dhe në suazat e zhvillimit të demokracisë. Në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

 

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...