Thaçi, jounifikues

PUBLIKUAR

Deklaratat e fundit të Hashim Thaçit për protestuesit e opozitës vlerësohen se janë në kundërshtim me pretendimet e tij për t’u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës, pasi që ky diskurs kontribuon në thellimin e hendekut të përçarjeve politike dhe jounifikimit, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.

Hashim Thaçi, i cili pretendon gjatë ditëve të vijim të zgjidhet president i Republikës së Kosovës, me deklaratat e fundit drejtuar partive opozitare vetëm sa ka thelluar hendekun e përçarjeve politike në vend, shkruan “Zëri”.

Përfundimisht Thaçi, sipas opozitës dhe analistëve politikë, nuk mund ta luajë rolin e unifikuesit, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë, pas deklaratave se ishin të vendosur për t’i pritur protestuesit për t’ua dhënë përgjigjen e merituar, por, siç tha ai, ata u larguan si qyqarë.

“Kishin dërguar mesazhe ‘na pritni sot në Prishtinë’, ‘na pritni në Qeveri kryeministër, Mustafa, zëvendëskryeministër, Thaçi’. Ne ishim këtu, njëzet metra në distancë me ta. Nuk erdhën. I pritëm. Kësaj radhe kishim vendosur që të mos i presim me kafe, por t’ua japim përgjigjen e merituar. Dhe, si u larguan? Me bisht nën shalë, si qyqarë”, ka deklaruar të mërkurën Thaçi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...