Thaçi ishte në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

PUBLIKUAR

Murat Jashari, i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi tashmë ka shkruar edhe publikisht për “vrasjen e tradhtarëve”.

Në polici, sipas burimeve, ai ka theksuar se në këtë listë përfshihen edhe njerëzit kryesorë të shtetit përfshirë, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin. Në Presidencë kanë thënë se janë në dijeni të kërcënimeve të tilla.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është vazhdimisht në dijeni për kërcënimet e ndryshme rreth tij, sikurse edhe për ekzistimin e një liste të ekzekutimeve, sipas së cilës listë pretendohet edhe vrasja e tij.

Rasti i fundit ku u plagos avokati Azem Vllasi del të jetë jo i rastësishëm, pasi atentatori Murat Jashari pranoi para Policisë se është në koordinim edhe më një grup të madh njerëzish nga vende dhe shtete të ndryshme për likuidime të siç i quan ai “tradhtarëve të kombit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës informohet dhe paralajmërohet gjithmonë paraprakisht nga institucionet e sigurisë për çdo kërcënim eventual. Rasti i fundit te cilit iu referohuni nuk paraqet përjashtim”, thuhet nga Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këta të fundit nuk treguan nëse për këtë rast është marr ndonjë masë shtesë pavarësisht kërcënimeve të fundit.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...