Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh gjenerallejtënant Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

“FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumë etnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...