Thaçi e Nishani festojnë bashkë 28 Nëntorin në Tiranë

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në ceremoninë shtetërore kushtuar 104-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Tiranë, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
“28 Nëntori është festë e rrënjosur thellë në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike. Ekzistenca e shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemi politik, rendi kushtetues dhe ideologjik, për shqiptarët kudo që jetonin, ka qenë shpresë, besim dhe ëndërr që një ditë do të arrinin aspiratën e lirisë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes”, ka shtuar presidenti i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Sot, kur Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë, Kosova ka hyrë në 17 vjetorin e çlirimit dhe 9 vjetorin e pavarësisë. Edhe Shqipëria, edhe Kosova, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e tyre, kanë shënuar ecje përpara. Sot, shqiptarët në Ballkan janë faktor paqeje dhe stabiliteti”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

“Kosova dhe Shqipëria, me urtësi dhe përgjegjësi institucionale, shprehin interesim dhe mbrojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi e në diasporë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.

Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova e Shqipëria, si dy shtete që kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me kombet përreth, janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës në harmoni me të tjerët. /Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...