Thaçi: Do t’i drejtohem Kushtetueses për zhvillimet e dhunshme në Kuvend

PUBLIKUAR

00_12_14056760371905830099
Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme dhe të barabarta me një zero të madhe.
Në vazhdim po sjellim postimin e Thaçit në facebook:

Dje pamë skena jo të dinjitetshme për demokracinë kosovare, të nxitura nga liderë politike që kurrë në jetën e vet nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje tash e 15 vite në Kosovën e lirë. Partitë politike humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të vendit, dhunuan institucionin më të lartë të vendit, duke e shëndrruar atë në arenë të imponimit arbitrar të tekeve.

PDK duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe.

Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion.

Ne jemi zotuar ta ruajmë qetësinë karshi këtyre zhvillimeve të pashembullta dhe amatore. Besoni në shtetin që e kemi ndërtuar së bashku dhe në funksionimin demokratik dhe legal të institucioneve të Republikës së Kosovës./rajonipress/

 

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë...