Thaçi: Do të kandidoj edhe njëherë për president (VIDEO)

PUBLIKUAR

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të kandidojë edhe njëherë për president, nëse zgjedhja në këtë post do të bëhet nga populli.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku po ashtu e ritheksoi se më nuk do të rikthehet në parti politike.

“Ai po ashtu bëri me dije, se konsideron që Partinë Demokratike të Kosovës e ka lënë në duar të sigurta.

Para se të hyj në votim në Kuvend kam dhënë dorëheqje nga posti i ministrit dhe zëvendëskryeministrit, e po ashtu një orë para se të hyj në votim kam dhënë dorëheqje nga posti im partiak, e kjo është bartur edhe në KQZ”.

“Partia Demokratike ka pasur një lidership që ka treguar sukses dhe do të jetë gjithmonë një parti e fuqishme shtet-formuese. Kryeministri Mustafa ka krijuar një klimë të mirë të bashkëpunimit, dhe ushtruesi i detyrës në parti, Veseli ka treguar di të jetë i matur. Jam optimist se gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur”.

“Nuk është e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë pas pesë vjetësh por unë do të kryej rolin tim si president i vendit, pak më ndryshe. Me mua funksioni i presidentit do të ketë një dinamikë të re”.

“Nuk ka asnjë kuptim që të mendoj për rikthim në parti politike e nuk mendoj themelim të ndonjë partie të re. Nuk e mendoj kurrë rikthimin në ndonjë post ekzekutiv”.

“Nëse ndodh reforma elektorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli, nuk e përjashtoj mundësinë e kandidimit edhe për një mandat presidencial. Konfirmoj qysh sot, se nëse kemi zgjedhje të reja presidenciale nga populli, kandidoj edhe për një mandat”.

SHIKO MË SHUMË

Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role...

Parashikimi i motit për sot

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell...

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...