Thaçi: Do të bëhem president, me konsensusin më të gjerë politike

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një president me konsensusin më të gjerë politik.

Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, Thaçi nuk ngurron edhe gjatë kësaj interviste t’i dërgojë një mesazh opozitës kosovare, e cila, sipas tij, po tenton marrjen e pushtetit me dhunë.

“I ftoj liderët e partive humbëse të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuese të tyre dhe para institucioneve shtetërore”, apelon Thaçi, duke paralajmëruar: “Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike”.

SHIKO MË SHUMË

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...