Thaçi do e ftojë Nikoliqin në ceremoninë e betimit si President

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta ftojë kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliq në ceremoninë e betimit të tij në postin e të parit të vendit që mbahet në muajin prill.

“Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliq. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikoliqin”, ka thënë ai në një intervistë dhënë ditë më parë për gazetën austriake “Der Standard”, përcjellë Klan Kosova.

Këto komente Thaçi i bëri pas pyetjes së kësaj të përditshmeje se a planifikon të takohet së shpejti me Nikoliqin.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...