Thaçi dhe Mustafa matin forcat në Kuvend

PUBLIKUAR

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sot për herë të parë do t’i matin forcat politike në Kuvendin e Kosovës, pas lëvizjes së fundit të deputetëve nga një tabor në tjetrin.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku PDK-ja, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, po e përkrah kandidaten Shqipe Ibraj-Mala, përderisa LDK-ja Veton Vulën. Këtë të fundit e përkrah edhe partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në garë për Ombudspersonin e Kosovës janë edhe dy kandidatë të tjerë që janë të veshur në sfond politik, Mazllum Baraliu, i cili ka qenë në listën për deputet nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe ish-deputetja e AKR-së, Suzana Novoberdaliu.

Partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”, kësaj radhe preferon që një femër ta udhëheqë gjatë mandatit të ardhshëm institucionin e Avokatit të Popullit, përkatësisht Shqipe Ibraj-Mala ose Suzana Novobërdaliu. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...