Thaçi dekoroi gjeneralin Reinhardt me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se gjenerali Reinhardt është njeriu i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës.

“Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, stabilitetit dhe fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

unnamed-3

Nga ana tjetër, ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur shumë krenar dhe i emocionuar me ndarjen e kësaj medalje për të, për të cilën ka thënë se asnjëherë nuk e ka pritur.

“Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”, u shpreh gjenerali Reinhardt.

Sipas gjeneralit Reinhardt, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet.

unnamed-4

“Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti i juaj, është bërë një përparim shumë i madh përpara. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me tjerët kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t’i shtyrë gjerat përpara”, ka thënë gjenerali Reinhardt.

Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...