Thaçi çon fotografi nga Amerika, tregon se ka bërë edhe një vizitë të fshehtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar konsulta intensive me partnerët strategjikë të vendit. Nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook, numri një i vendit ka dërguar fotografi nga Amerika, ku aktualisht ndodhet, teksa ka treguar se ka bërë edhe një vizitë të fshehtë në një vend evropian.

Ai ka thënë se ka zhvilluar një varg takimesh, “në Uashington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën”.

Për qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Thaçi ka folur vetëm pasi kanë raportuar mediat, ndërsa as vizita e tij në Berlin nuk ka qenë e njoftuar deri më tani.

“Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë”, është shprehur Thaçi, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook.

“Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë”, ka thënë presidenti kosovar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...