Thaçi bën llogaritjet në emision, tregon sa do të jetë paga e një mësuesi

PUBLIKUAR

Analisti Jusuf Thaçi ka treguar në emisionin Pressing në T7 se sa është rritja reale e një page tek një mësues i shkollës fillore.

Ai ka thënë se, edhe qeveria, por edhe kritikuesit, po manipulojnë me rritjen reale.

“Gjithmonë kur flitet për gjëra të tilla që janë më të ndërlikuara se sa janë nominalisht, ka manipulime nga të dyja palët. Kur flet me terma nominal nuk e flet me terma nominal. Qeveria nuk tregoi se çfarë hiqet nga bruto. Nëse e shohim këtë në fushën e arsimit, 421 bruto, kjo nuk është paga aktuale në fakt bruto. Kontrata e mësimdhënësit aktual është 421 paga, pastaj gradimi diku 58.30 cent dhe pastaj 0.5% përvoja për cdo vit”, ka thënë ai.

“Kjo shifër nuk është e saktë. Kjo është paga bazë por jo bruto. Po flas për mësues të fillores në këtë rast. Në terma nominal është rritur nga 421 në 588 euro. Që i bjen është rritur për 197 euro. Por kur hiqet gradimi në pagën e vjetër, që tani me gjasë nuk është në ligjin e ri, atëherë rritja është 107 euro e jo 197 euro sa po thonë qeveria”, shtoi Thaçi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...