Thaçi: Asnjë kandidat me aktakuzë të mos jetë në lista zgjedhore

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike për reformën zgjedhore ka kërkuar nga partitë që të arrihet konsensus për dekriminalizimin e listave zgjedhore. Ai ka thënë se asnjë kandidat që ka akuzë nuk duhet të jetë deputet ose kryetar komune, shkruan Gazeta Express.

“Të deklarohemi për dekriminalizimin e politikës e asnjë kandidat të mos jetë në listat zgjedhore, asnjë kandidat që ka aktakuzë të mos bëhet deputet ose kryetar komune”, tha Thaçi.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të formohen 2 nëngrupe, Grupin Punues për Amendantimin e Kushtetutës e nëngrupin punues për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e Lokale. Thaçi ka shprehur se propozimet për nëngrupet të bëhen deri më 5 dhjetor

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...