Tevez tallet me kinezët: Te ekipi kinez isha në pushim për 7 muaj

PUBLIKUAR

Carlos Tevez, i cili i ka zhgënjyer tej mase tifozët kinezë, tash mund edhe t’i irritojë ata me tallej që ua ka bërë.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se qëndrimi i tij në skuadrën e Chinese Super League, Shanghai Shenhua, ka qenë thjesht pushim, transmeton Express.

Në fillim të këtij muaji, Tevezi u rikthye në Boca Juniors në Argjentinë.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Manchester Cityt dhe Juventusit i ka shënuar vetëm katër gola në 16 ndeshje në ligë për Shenhua, dhe është kritikuar se nuk ishte përpjekur aspak.

Raportohet se ai i ka fituar plot 40 milionë dollarë (32 milionë euro) për një vit në Shenhua.

I pyetur për qëndrimin e tij në Kinë nga TyC Sports, Tevez është tallur: “Isha në pushime për shtatë muaj në Kinë”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se është duke u kritikuar me të drejtë.

“Në rregull është që po më kritikojnë presidenti dhe trajneri i Shanghai, as vetë nuk e dija çfarë po bëja atje”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...