Tevez: Messi do të transferohet te kjo skuadër

PUBLIKUAR

Carlos Tevez, anëtari i ri i klubit kinez, Shanghai Shenhua, ka folur për të ardhmen e Leo Messit

Pas prezantimit te skuadra e re, Shanghai Shenhua. Carlos Tevez ka folur për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona.

Ai mendon se mos rinovimi i kontratës me Barcelonën nuk është për para. Argjentinasi mendon se Leo do të transferohet te klubi i fëmijërisë, Newell Old Boys, nëse nuk vazhdon me Barçën.

“Rinovimi i kontratës së Messit nuk është një çështje parash, kjo është më shumë një çështje se çfarë ndien në zemër. Unë nuk mendoj se është diçka tjetër”, ka deklaruar Tevez transmeton Mundo Dportivo.

“Është shumë e vështirë për tu larguar nga Barcelona. Por, unë mendoj se Messi do të shkojë në shtëpinë e vet, në Newell Old Boys. Unë nuk shoh duke luajtur diku tjetër “, ka theksuar ai.

Tevez ka paralajmëruar Barcelonën e Messi dëshiron t’i ofrohet dashuri brenda dhe jashtë fushës. Messi ka kontratë me kampionin e Spanjës deri në vitin 2018. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...