Teuta ka shkruar disa fjalë shumë të bukura për ditëlindjen e babait të saj.
Me anë të një postimi, aktorja Teuta Krasniqi ka vendosur ta falënderojë babain e saj, profesorin Milazim Krasniqi me rastin e ditëlindjes së tij.
Ajo ka zgjedhur fjalë vërtetë të bukura dhe shumë të mëdha për të uruar babain.
‘Jo rrallë herë, e kam cek se sa me fat jam që jam çika jote, sa me fat që jam rritë dhe eduku nga një baba me vlera të larta njerëzore, babë që na ka dhënë dashuri të pakusht dhe përkrahje të përhershme. Mbi të gjitha na ka mësuar që një ndër virtytet më të larta që njeriu duhet t’i ketë, është modestia. Faleminderit babo, faleminderit që je ky që je, faleminderit që na bënë krenar me vlerat dhe veprat e tua. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi, bashkë me familje e njerëzit e tu të dashur. Të paçim‘, janë fjalët e aktores./Gazeta Express



