Tetëvjeçarja shqiptare që po mahnit Francën (Video)

PUBLIKUAR

tet-euml-vje-ccedil-arja-shqiptare-q-euml-po-mahnit-franc-euml-n-video_hd
Erëza Muçolli është shqiptarja tetëvjeçare, e cila nuk ia lëshon rrugën këngëtares së famshme Indila, për kah kualiteti i këndimit.

Tashmë edhe Erëza është bërë e njohur në Francë, pasi këndoi në shumë gara dhe ishte personazh i kronikave televizive franceze për talentin e saj.

“Erëza ka filluar të këndojë, ende pa folur. Gjithë kohës në veturë ajo i ka dëgjuar e pastaj i ka përsëritur këngët. Ndoshta e ka trashëguar prej neve talentin. Edhe unë edhe gruaja përpara se të ikim në Francë, kemi qenë pjesë e shoqatave kulturore artistike në vend”, ka treguar për televizionin Klan Kosova, babai i saj me prejardhje nga Zabeli i Drenasit.

Erëza, e cila ka filluar të këndojë që në moshën dyvjeçare, është kosovarja e parë që do të jetë pjesë e kompeticionit francez “Franca gjen talentin” që do të nis me 8 shtator të këtij viti. Mbase aty do të paraqitet edhe me piano pasi është edhe instrumentiste e mirë.

Përgjatë këtyre viteve, Erza ka organizuar shumë paraqitje solo, duke kënduar në gjuhën frënge, angleze por edhe shqipe. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Parashikimi i motit për të shtunën, IHMK: Temperaturat do arrijnë deri në 34 gradë, shmangni ekspozimin e zgjatur në diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për të shtunën. Në postim,...

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...