Testi i opozitës

PUBLIKUAR

Deputetët opozitarë janë të bindur se sot do të rrëzohet qeveria “Mustafa”. Ata thonë se mocionin do ta përkrahin edhe deputetët e koalicionit qeverisës, përderisa LDK-ja është e bindur se do të dështojë iniciativa e opozitës
Deputetët opozitarë do të shkojnë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës të bindur se do të bjerë Qeveria, e cila drejtohet për më shumë se dy vjet nga Isa Mustafa. Ata janë të sigurt se mocionin e votëbesimit të Qeverisë do ta votojnë edhe deputetët e koalicionit duke i dhënë kështu fund, siç thonë, kësaj qeverisjeje.

 

Deputetja e “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, parti kjo që ka iniciuar mocionin, ka deklaruar se kryeministri Mustafa i ka vetëm dy mundësi. Sipas saj, Mustafa ose duhet të japë dorëheqje para mocionit, ose të presë rrëzimin e tij sot.

“Ne kemi punuar dhe po punojmë që nesër qeveria ‘Mustafa’ do të rrëzohet.

Qeveria në ikje e Isa Mustafës sot i ka dy rrugë, njëra është që sot të dorëhiqet dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë rrëzimin në Kuvend e ka të garantuar, sepse kjo do të mundësohet përmes mocionit për mosbesim, i cili do të votohet nesër pro rrëzimit të Qeverisë”, ka deklaruar Bajrami për “Zërin”.
Megjithatë zyrtarë të LDK-së janë të bindur se iniciativa e opozitës për rrëzimin e Qeverisë do të dështojë...

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...