Testet mjekësore për Arthur dhe Pjanic zgjatën plot 6 orë

PUBLIKUAR

Arthur Melos dhe Miralem Pjanicit iu desh kohë shumë e gjatë për t’i kryer testet mjekësore, para se të nënshkruanin për Juventusin dhe Barcelonën, përkatësisht, pas marrëveshjes së shkëmbimit mes dy klubeve.

Të dy futbollistët i përfunduan testet në qendrën mjekësore të Juventusit në Torino të dielën, me Barcelonën që i kishte dërguar mjekët e vet për t’u marrë me testin e Pjanicit, transmeton Gazeta Express.

Por Arthur dhe Pjanic i kaluan plot gjashtë orë në qendrën mjekësore, pasi kishin mbërritur atje në orën 9:30 dhe ishin larguar në orën 15:30.

Sipas mediave në Itali dhe Spanjë, ata e kanë hedhur nënshkrimin me klubet e tyre të reja tashmë dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Të dy klubet janë ngutur për t’i kompletuar të gjitha dokumentet deri më 30 qershor, në mënyrë që marrëveshja mes tyre të llogaritet brenda vitit financiar 2019/20.

Arthur vlerësohet 70 milionë euro, ndërsa Pjanic 60 milionë sosh, prandaj Juventusi duhet t’ia paguajë Barcelonës 10 milionë euro kesh si pjesë e marrëveshjes.

Transferimet e tyre, megjithatë, vlejnë vetëm nga sezoni sportiv 2020/21, prandaj asnjëri futbollist nuk ka të drejtë të ndërrojë ekip ka përfunduar ky sezon.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...