Terry kujton reagimin e lojtarëve kur u shkarkua Mourinho

PUBLIKUAR

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Chelseat, John Terry, e ka zbuluar se ai kishte shpërthyer në lot bashkë me lojtarët e tjerë në skuadrën londineze, pasi kishin marrë vesh për shkarkimin e trajnerin Jose Mourinho në vitin 2007.

Jose Mourinho ishte zgjedhur për ta zëvendësuar Claudio Ranierin në Stamford Bridge në vitin 2004, pasi kishte arritur t’ia fitonte Portos trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Portugezi ia kishte vënë vetes nofkën “I veçanti” qysh në konferencën e tij të parë për media si trajner i Chelseat dhe më vonë e kishte mbështetur këtë pretendim duke e transformuar skuadrën e Chelseat dhe duke e bërë një fuqi dominuese në futbollin anglez.

Chelsea i fitoi dy tituj të Premierligës radhazi, një FA Cup dhe dy League Cups nën drejtimin e Mourinhos, mirëpo ai u shkaktua pas nisjes së dobët të sezonit 2007/08, mes lajmeve për mosmarrëveshje me pronarin miliarder Roman Abramovich.

Terry e mban mend se skuadra kishte qenë shumë e mërzitur që Mourinho po largohej nga klubi dhe thotë se ai dhe disa lojtarë të tjerë e kishin lutur bordin drejtues ta tërhiqte vendimin.

“Ne ishim të gjithë në lot. Ishte njëra ndër ato momente ku kishte shumë pëshpëritje përreth, nuk po luanim mirë dhe pastaj ai hyri në zhveshtore dhe na tha: “Kjo ishte, jam shkarkuar”. Ai erdhi dhe na përqafoi të gjithëve”, kujtoi Terry.

“Burrat e rritur kishin shpërthyer në lot. Ne po mendonim se çfarë do të bënim më tutje. Ne e kishim atë si figurë prindërore që na udhëzonte. Ne në fakt folëm me bordin dhe thamë: “Dëgjonani, ne duam që ai të qëndrojë, a mund ta kthejmë? Është një vendim i gabuar, ai është më i mirë me të cilin kemi punuar””.

“Fatkeqësisht ata veçse e kishin marrë vendimin përfundimtar. Por, po, kishte burra plotësisht të rritur që kishin shpërthyer në lot”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...