John Terry, ish kapiteni i Chelseas, po stërvitet edhe në pushim
Ish reprezentuesi i Anglisë, John Terry së bashku me familjen është duke i kaluar pushimet në Portugali.
Por, ish kapiteni i Chelseas po stërvitet vazhdimisht në mënyrë që të mbajë formën, përcjell Express.
Ai është lojtari i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Chelsean, derisa ka ofertë nga Birmingham dhe Aston Villa. Pritet të shihet se në cilin klub do ta vazhdoj karrierën Terry. /Express/


