Termokos ka një njoftim me rëndësi për konsumatorët

PUBLIKUAR

Termokos ka publikuar udhëzime me rëndësi për funksionin e Termokokës.

Termokos njofton se në momentin që temperatura e dhomës e arrinë temperaturën e dëshiruar (të caktuar në termokokë sipas numrave), termokoka do të mbyllet dhe radiatori nuk do të furnizohet me ujë të ngrohtë, derisa temperatura e dhomës të fillojë të bie. Pra, termokoka do të hapet kur temperatura fillon të bie dhe uji i ngrohtë do të fillojë të qarkullojë në radiator prapë derisa dhoma të arrijë temperaturën e dëshiruar.

“Pra, nëse Termokoka është e vendosur në 3 ose 20 Gradë Celsius dhe temperatura e dhomës është 20 ose më tepër, radiatori do të jetë i mbyllur.

Për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejoj që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...