Tërmkolli: Pozita dhe opozita të gjejnë gjuhën e kompromisit

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike t ë Kosovës (LDK), Melihate T ërmkolli, ka bërë thirrje që partitë politike të ulen në tryezë për të zgjidhur ngërçin politik, të krijuar tash e sa muaj.

Ajo në një letër dërguar institucioneve të Kosovës ka thënë se vazhdimi i mosmarrëveshjeve në mes pozitës dhe opozitës, mund të prodhojë situata tjera të rrezikshme.

“Pasi dhuna dhe papërgjegjësia ndaj shtetit duhet të ndalet, ne duhet ta kuptojmë se është koha për kompromis dhe dialog. Tentimi për mbajtje të mëtutjeshme të seancave të Kuvendit të Kosovës, nuk ka kuptim – derisa të arrihet marrëveshja në mes pozitës dhe opozitës. Kjo është edhe pritshmëri e qytetarëve t ë Kosovës. Ky mjegullim i situatës mund të kthehet në mallkim historik. Situata nuk zgjidhet as me ultimatum, as me dhunë dhe as me injorim të zgjedhjeve. Kur lëkunden themelet e shtëpisë kulmi q ë bie do të na zë të gjithëve”, ka theksuat Tërmkolli.

Ndërsa, e pyetur për atë se a do ta votojë kandidaturën e shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës, ajo ka theksuar se nuk dëshiron që të lëshohet në emra specifikë dhe të përvitshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...