Tërmkolli-Kurtit: Vepro ose ec

PUBLIKUAR

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në very të Kosovës, ku dy zyre të Qendrave të Regjistrimit u djegien në Zubin Potok e Zveçan.

Përmes një njoftimi në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë ‘vepro ose ec’. Sipas saj, kur Kurti tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka ‘lënë’ serbëve në veri apo listën Serbe.

Ajo shtoi se ministrat nga kjo listë ‘djegin e pjekin’ në prani të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as ç’farë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin. Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!

Kryeministër, vepro ose ec!”, shkroi Tërmkolli.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...