E PLOTËSUAR….
Rreth orës 22:13 lëkundje të lehta të tokës janë dëgjuar në Kosovë.
Në lidhje me tërmeti që goditi Kosovën Insajderi ka kontaktuar Shemsi Mustafën nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.
Mustafa ka bërë më dije se dridhja ka qenë e shkallës 3.0 ndërsa epiqendra ka qenë në Komunën e Lipjanit mes Magurës dhe Suhodollit.
“Në Komunën e Lipjanit mes Magures dhe Suhodollit ka qenë epiqendra në Kosovë, dridhja ka qenë e shkallës 3.0 te rihterit, ka ndodh rreth orës 22:13”, ka deklaruar Mustafa për Insajderin.
Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Shqipëri, konkretisht në Tiranë si dhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.
——————————————————————————————————-
Para pak minutash një tërmet ka ndodhur në Kosovë.
Kurse sipas Shemsi Mustafës, nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ky tërmet ishte me fuqi 2.9, shkruan IndeksOnline.
Sipas Mustafës epiqendra e tërmetit ishte në mes të fshatit Magure dhe Suhadoll.
Po ashtu Mustafa ka thënë që tërmeti nuk ishte i madh dhe nuk ka vend për panik, pasi që kjo lëkundje nuk paraqet rrezik./indeksOnline/.



