Marc-Andre ter Stegen dëshiron që Barcelona ta kthej në radhët e veta një fytyrë familjare këtë verë duke rikthyer Thiagon nga Bayern Munich.
Spanjolli është zhvilluar nga sistemi i famshëm i akademisë katalunase për të bërë 100 paraqitje në Camp Nou para se të largohet në Gjermani.
“Do të dëshiroja që ta kisha Thiagon në Barca. Stili i tij i përshtatet stilin tonë nga ato gjëra që kam parë dhe ai është një lojtar i talentuar. Thiaco është një tip lojtari special. Definitivisht ai do të na fronte neve mundësi të ndryshme. Nëse transferi ndodh do të ishte një gjë e mirë si për ne si për atë”, ka thënë ai për Sport Bild. /GazetaExpress


