Tenton të ikë, policia kap personin e dyshuar për shpërndarje të narkotikëve

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë të hënën e 24 prillit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari fillimisht kishte tentuar të largohej, dhe kishte hedhur në tokë një qese të dyshuar me narkotikë.

“Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arrit ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më pas të dyshuarit F.D. (2000) i është bastisur edhe shtëpia ku i janë gjetur dy paketime me marihuanë, njëra me peshë 556 gramë e tjetra me peshë 568 gramë. Ndërsa po ashtu i është gjetur edhe një armë AK-47 me dy karikatorë.

Tutje, thuhet se rasti është në trajtim nga policia.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...