Tentoi t’i korruptojë policët për mos vendosjen e stikerave në kamion, arrestohet serbi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq

PUBLIKUAR

Është arrestuar një serb në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq për veprën penale marrje ryshfeti, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit ai ishte duke e drejtuar një kamion pa stikera dhe se në momentin kur policia ka dashur që ta gjobitin atë, ai ka tentuar që t’i korruptojë zyrtarët policor me para.

“Zyrtarë policorë nga stacioni Policor Zveçan, gjatë realizimit të detyrave të tyre të zakonshme, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sot më 29.12.2023 rreth orës 10:00, kanë ndaluar një automjet (kamion) me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk kishte vendosur stikerat në targa të kamionit dhe për këtë zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë. Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën, drejtuesi i automjetit afrohet te vetura e policisë duke u ofruar para me qëllim që t’i ikte gjobës”, thuhet në njoftim.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G ( viti i lindjes 1977, mashkull serb shtetas i Serbisë). Për rastin është njoftuar prokurori i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orëve.”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...