Tentoi të hyjë në Kosovë me 15 qese marihuanë, arrestohet 54-vjeçari

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Policia në pikën kufitare në Vërmicë ka arrestuar një person i cili ka tentuar të hyjë në Kosovë duke fshehur dhe transportuar substanca narkotike

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës.

“Me datën 10.08.2020 rreth orës 11:20, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyr nga Shqipëria për në Kosovës,  të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur 15 qese të mbushura me substancë narkotike.

“Gjatë  kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim  me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg”, njofton policia.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR  Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966)”, thekson njoftimi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...