Tentoi ta vjedhë naftën e kompanisë, kapet nga policia

PUBLIKUAR

Një person është kapur duke vjedhur naftën e një kompanise për shtrimin e rrugëve në Prizren.

T7 ka raportuar se kur po afrohej nata mbrëmë, dikur rreth orës 20:00, dikush e shfrytëzoi si mundësi për ta vjedhur naftën.

Por, i njëjti nuk arriti ta kryejë misionin me sukses.

Policia me të pranuar informatën, erdhën në vendngjarje, në rrugën “Kastriotët” në periferi të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë tregoi për televizionin se si policët e zunë në flagrancë të dyshuarin dhe e arrestuan atë.

Personi që dyshohet të ketë kryer këtë vepër tanimë gjendet në mbajtje dhe rasti po hetohet nga organet prokuroriale në Prizren.

T7 ka tentuar të marr një deklaratë të pronarit të kompanisë, por i njëjti nuk pranoi të flasë.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...