Tentim vrasje në Podujevë, ia vjedhin 500 euro

PUBLIKUAR

olicia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, tregon se dje në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kanë sulmuar fizikisht viktimën, dhe i kanë grabitur 500 euro.

Policia sqaron se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit  i  dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Policia këtë raste e ka cilësuar si tentim vrasje-grabitje.

Ky është njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË-GRABITJE

Rr .Zahir Pajaziti, Podujevë, më 18.05.2017-02:25h. Është  arrestuar një i  dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kane sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar dhe i kane grabitur 500 euro. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit  i  dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...