Tentim vrasje në Fushë Kosovë

PUBLIKUAR

Një person ka raportuar në Polici se të martën rreth orës 20:00 është shtënë me armë në drejtim të tij, derisa ai ishte në veturë në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...