Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga klubi alpin Prishtina të hënën janë nisur për ta pushtuar majën më të lartë në botë, Mount Everest me 8848 metra lartësi.
Me ta do të duhej të shkonin edhe Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj të cilët thotë se përgjysmimi i ekipit vjen si pasojë e mjeteve financiare, pasi sipas tyre ministria e sportit ra në grackën e Agron Lilës sepse paratë kanë kaluar në federatë dhe janë shpërndarë dika htjetër.
Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës, Arben Lila, që është burri i kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilës, ishte i padëshirueshëm në aeroport, madje Haki Hasanramaj deshi ti qëroj hesapet fizikisht me të.


