Tentativa e vrasjes së policit – Reagon Sindikata e PK’së: Jemi të shqetësuar, akt kriminal e i papranueshëm

PUBLIKUAR

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar me rastin e rëndë që ka ndodhur në Pejë, ku një person ka tentuar ta vrasë një polic, duke u munduar ta godas me veturë dhe duke shtënë me armë në drejtim të tij, shkruan Gazeta Express.

Sindikata e PK-së lidhur me këtë rast, ka shprehur shqetësim të thellë dhe se për të njëjtin ka thënë se është akt kriminal dhe i papranueshëm.

Postimi i plotë:

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për incidentin e rëndë ku një veturë me targa vendore ka tentuar ta godasë një zyrtar policor në detyrë. Zyrtari policor, për fat të mirë, ka arritur t’i shmanget goditjes nga kjo veturë, ndërkohë që i dyshuari, gjatë lëvizjes, ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e automjetit.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore. Ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike.

Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji. Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm.

Zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.

Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe çdo akt dhune ndaj saj duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë. Sindikata qëndron e palëkundur në përkrahje të çdo anëtari të Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe siguri maksimale për zyrtarët tanë. /GazetaExpress

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti u “gjen vende” opozitës në Kuvend e Qeveri për ta mbajtur Presidentin për vete – a u mbyll përpjekja për zgjedhjen e kreut...

Të martën e javës së ardhshme përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri...

Vrasja tinëzare e Liridonës, Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vjet burgim

Sot është shpallur aktgjykimi në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur...

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së...